“Plani Master” i Biden për Ballkanin, dërgimi i njohësve të vjetër special – a do të jetë 2022 viti i zgjidhjes së çështjeve të mëdha në këto hapësira?

Lajme

“Plani Master” i Biden për Ballkanin, dërgimi i njohësve të vjetër special – a do të jetë 2022 viti i zgjidhjes së çështjeve të mëdha në këto hapësira?

Nga: F.B Më: 9 janar 2022 Në ora: 20:12
Joe Biden

Viti që sapo kemi hy, mund të jetë viti i zgjidhjes së konflikteve të pazgjidhura në Ballkan. Tingëllon pretencioze? Shumë ambicioze? Jo reale? Koha do të dëshmojë, por këto vlerësime nuk janë thënë kot, por janë në hap me njërën nga fuqitë e cila (e vetme) mund të ndikojë në to – Amerika, shkruan “Blic” transmeton “Bota sot”.

Ardhja e Xhoe Biden në krye të ShBA-së e bëri të qartë se Uashingtoni u kthye në Ballkan në stilin e madh, shumë shpejtë u njoftua për emërime në Shtëpi të Bardh, Departament të Shtetit dhe porosia ishte e qartë: ShBA kanë synim seriozisht të merren me Ballkanin dhe zgjidhjen e krizave që e ngadalësojnë.

Nëse pyetet perëndimi, kriza të tilla ka me shumicë, që nga dialogu mes Prishtinës e Beogradit që është në rrugë pa krye deri tek paralizimi i funksionimit të BeH dhe kërcënimi i Dodik për shkëputje.

Në harmoni me këtë jo rastësisht janë emëruar edhe diplomat të rryer që nisen në ofensivë në regjion. Në atë listë janë Gabriel Eskobar, Kristofer Hill, Xhefri Hovenir, Majkl Marfi dhe Xhems O’Brajen, disa prej tyre ambasadorë, disa të dërguar special të DSh-së, njohës të rrethanave edhe me përvojë.

Njëri nga ata Hill u thirr nga pensioni dhe dihet se është “artileri e rëndë” dhe kthehet në lojë, ndërkohë është paralajmëruar edhe këshilltari juridik për luftë kundër krimit e korrupsionit, selia e të cilit do të jetë në Zagreb.

Krahas kësaj, as Kongresi nuk ndenji duarkryq, i ka dërguar letër, pas, dy herë Bidenit dhe kanë kërkuar raport të ashpër me Serbinë. Herën e fundit 7 kongresist kërkuan nga Bideni vendosjen e urdhrit për bllokimin e pasurisë dhe hyrjes në ShBA të shumë persona që shkaktojnë destabilizim në regjion.

Para kësaj 7 kongresistë duke parë tensionet në veri të Kosovës lidhur me tabelat, ftuan Bidenin dhe sekretarin Blinken që Uashingtoni të përfshihet aktivisht në krizën e Ballkanit. Bazuar në këto është e qartë se fokusi i ShBA-ve do të jetë Ballkani perëndimor, por e panjohura është çka mund të pritet sivjet? Presion apo çfarë?

Pritje të mëdha ka edhe ish i dërguari i BE-së për Kosovë dhe përfaqësuesi i lartë Volfgang Petriç, i cili ditë më parë ishte në Uashington dhe takoi diplomatët që do angazhohen në regjion.

“Kam qenë një javë në Uashington dhe Nju Jork, për të kuptuar qasjen edhe administratën Biden ndaj Ballkanit, posaçërisht Serbisë dhe BeH. Ishte interesant të dëgjohen udhëheqësit, ekspertët dhe akademikët për regjionin dhe si vlerësojnë interesin amerikan. Ndër shumë takime më së shumti përshtypje më ka bërë ai me Hill, ambasadorin e ardhshëm amerikan në Beograd”, tha Petriç që shtoi se nuk është e rastësishme angazhimi i tij në këtë mision.

“Ai është një ndër diplomatët më me përvojë në ShBA, Biden e ka zgjedh atë sepse dëshiron përparim në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe të mbetura nga viti 1990”, tha ai.

“Nuk mund të zbulojë detaje, por fakti se janë angazhuar tre diplomatë me përvojë Hill, Eskobar dhe Palmer dëshmon se Biden ka synime serioze. Në këto takime u shpreh qartë mbështetja e BE për ofrimin e 6 vendeve të regjionit, Uashingtoni është seriozisht i shqetësuar me aktivitete e shtuara të Kinës edhe Rusisë” tha ai.

Kam përshtypje shtoi Petriçi se Uashingtoni pajtohet me Brukselin për angazhim më të madh në promovimin e tregut me BE. Edhe në Nju Jork edhe Uashington u lavdërua iniciativa e “Ballkanit të hapur”, por ka shqetësim për dobësimin e strukturës demokratike në regjion si dhe brenda e jashtë BE-së shtoi ai.

Kur bëhet fjalë për dialogun dhe ndikimin e ShBA-ve, Petriç pret presion për themelimin e asociacionit. Pres mbështetje të fortë ndaj BE-së, por për shkak zgjedhjeve në Serbi, bisedimet mund të nisin vetëm pas formimit të qeverisë së re, ndërkohë mund të punohet në themelimin e asociacionit dhe presioni do jetë ndaj dy palëve për dalje nga rruga pa krye tha ai.

Ai ka parashikime se viti 2022 do të jetë viti i zgjidhjes së konflikteve. “Jam i bindur se duke falënderuar dinamikës së re që vjen nga Uashingtoni, krerët rajonal do të arrijnë përparim në çështjet ekonomike e politike, në fund të fundit anëtarësimi në BE i bashkon të gjitha vendet në Ballkanin perëndimor”, tha Petriç.

Disa plane janë bërë publike, si është “plani master” që nënkupton fokusimin në BeH dhe Kosovë dhe orientimi në ndërrimin e pushtetit në Republika Srpska dhe pensionimin e Dodik ndryshimin e Kushtetutës së BeH.

Një nga idetë janë sanksionet për Dodik dhe konsiderohet se Srpska edhe Dodik po bllokojnë përparimin në BeH dhe një “situatë e tillë duhet zgjidhur”.

Lidhur me Kosovën, tash për tash nuk ka ultimatum për njohjen e pavarësisë, por ka dëshira edhe pritje, që presioni për njohje të zëvendësohet me pranimin e Beogradit për zhbllokimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO edhe Interpol.

Qëndrimi i Biden është që administrata e re do harmonizojë qëndrimet me Brukselin dhe do angazhohet në përshpejtimin e procesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat