Ka vdekur vogëlueshi Ali Kamberi, djali i Zejnullah Kamberit- Zekit,
Aliu vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte dërguar për shërim në Turqi.
Vogëlushi shkoi për shërim në Turqi me ndihmën e shumë qytetarëve që mblodhën shumën e parave që i duheshin në të dyja operacionet që i kishte në Tiranë dhe Turqi.
Lajmin për vdekjen e vogëlueshit e ka dhënë vetë prindi i tij, Zejnullah Kamberi- Zeki.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në Ferizaj, ndërsa nga xhamia e Haxhi Veselit nga ora 11:30 do të niset autobusi për qytetarët mitrovicas që dëshirojnë të marrin pjesë në varrim.
Postimi i plotë nga Zeki:
Oo djali jem, babali jem Aliu jem…na le kur nuk e pritem..luftuam së bashku mjaft me këtë sëmundje të mallkuar…Allahu të dergoft në xhennet..e na pritsh aty për tu bashkuar e për tu kënaqur..Keq na le por kjo botë është e shkurtë..