Sërish tërmet i fuqishëm afër Greqisë, dridhjet u ndjenë edhe në Kosovë

Lajme

Sërish tërmet i fuqishëm afër Greqisë, dridhjet u ndjenë edhe në Kosovë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm në Follorinë, një lëkundje sizmike edhe më e fortë është regjistruar në rajonin e Qipros.

Sipas Qendrës për Monitorimin Sizmik në Europë dhe Mesdhe tërmeti me magnitudë 6.5 Rihter u regjistrua rreth orës 03:00 në Qipro, 100 km larg qytetit të Limasolit.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por qytetarët e kanë kaluar natën jashtë dhe në makina nga paniku.

Raportohet se tërmeti që ka dridhur Qipron është ndier edhe në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat