Ka ndërruar jetë Erin Godanci, një i ri nga Prishtina.
Këtë e ka bërë të ditur ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook.
“Moti s’jom shoku ma shumë se me lajmin për Erinin. Definicioni i vërtetë i battery charger. Kanë mjaftu pesë sekonda shkëmbim me të dhe nje buzëqeshje dhe ta ka transferu ca energji pozitive. U prehsh në paqe Erin Godanci! Ke me i mungu Prishtinës”, ka shkruar ai.
Për vdekjen e Godancit kanë shkruar edhe familjarët, mirëpo që nuk është bërë ende i ditur shkaku i vdekjes së tij.