Në vitin 2021 ishin rreth dyqindmijë thirrje anonime të qytetarëve në polici.
Njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se këto thirrje anonime si mënyrë e lajmrimit të policisë për rastet e dyshuar penale duhet të trajtohen seriozisht dhe të konsiderohen si të vërteta fillimisht e tek më pastaj të verifikohen.
"Thirrjet anonime si mënyrë e lajmrimit të policisë për rastet e dyshuar penale duhet të trajtohen seriozisht dhe të konsiderohen si të vërteta fillimisht e tek më pastaj verifikohen se a janë të sakta apo jo të vërteta. Qytetarët nga arsye të shumta më lehtë paraqesin rastet e dyshuara kriminale për mes formës anonime se sa si burim i identifikuar i informacionit", ka shkruar mes tjerash ai.
Postimi:
Thirrjet anonime në Polici në numër të madhë, pse?
Në vitin 2021 ishin rreth dyqindmijë thirrje anonime të qytetarëve në polici, numër ky relativisht i madhë.Thirrjet anonime si mënyrë e lajmrimit të policisë për rastet e dyshuar penale duhet të trajtohen seriozisht dhe të konsiderohen si të vërteta fillimisht e tek më pastaj verifikohen se a janë të sakta apo jo të vërteta. Qytetarët nga arsye të shumta më lehtë paraqesin rastet e dyshuara kriminale për mes formës anonime se sa si burim i identifikuar i informacionit. Në kohen e fundit disa nga këto thirrje anonime që iu drejtuan Policisë rezultuan si të pa sakta(dy rastet e thirrjeve anonime për vendosje të mjeteve shpërthyese në stacionin e autobusave).