Mentor Kajtazi mbeti i vrarë në Pakashticë të Podujevës

Lajme

Mentor Kajtazi mbeti i vrarë në Pakashticë të Podujevës

Më: 12 janar 2022 Në ora: 20:22
Ilustrim

Mentor Kajtazi ka mbetur i vdekur sonte në fshatin Pakashticë të Podujevës, pas të shtënave me armë.

Për vrasjen e tij është arrestuar një person.

I dyshuar është Florim Bujaku.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç, Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat