Mërgimtari ironizon me rritjen e pensioneve në Kosovë, tregon pensionin që merr në Zvicër

Lajme

Mërgimtari ironizon me rritjen e pensioneve në Kosovë, tregon pensionin që merr në Zvicër

Më: 13 janar 2022 Në ora: 09:24
Mërgimtari

Pensioni minimal në Kosovë, tash e tutje do të jetë 100 euro. Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës.

Rritja e pensioneve është përcjellë me shumë reagime, rreth asaj se a është e mjaftueshme.

Duke komentuar këtë vendim, një mërgimtar nga Zvicra ka thënë se kjo rritje kaq e vogël është poshtëruese.

Ai ka thënë se në Zvicër merr 5 mijë franga pension.

“Tu e pa jeta qysh është këtu kjo është njëfar hajgare. Poshtëruese është me thanë, unë besoj që shumica e pensionistëve me i pytë thotë mos mi jep hiç. Unë jetoj në Zvirëc, 5 mijë e diçka franga e kom penzinë. Unë kur vij këtu harxhoj ma shumë, unë kur e shoh këta si jetojnë kurrë nuk kom mujtë me kuptu si jetojnë me 95 euro”, ka thënë ai për ATV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat