Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, mesditën e sotme.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se një person ka pësuar lëndime dhe se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , një person ka pësuar lëndime. I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale atje, shihet se dëmet materiale janë të mëdha.