Daut Haradinaj nga AAK, ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
“Doza e tretë e vaksinës shpresoj të jetë e fundit kundër COVID – 19.
Vlerësim maksimal për mantilbardhët, që me një përkushtim maksimal po e kryejnë detyrën e tyre, sa humane aq edhe fisnike”, shkroi Haradinaj.
Ministria e Shëndetësisë pak kohë më parë ka filluar administrimin e dozës së tretë ta vaksinës kundër koronavirusit, për personat mbi 18 vjeç, ndërkohë që janë shpeshtuar thirrjet për marrjen e dozës përforcuese.