Disa javë pasi u rrah dhe ra në komë, vdes i riu nga Mitrovica

Lajme

Disa javë pasi u rrah dhe ra në komë, vdes i riu nga Mitrovica

Më: 15 janar 2022 Në ora: 22:56
Ermal Delija

I riu nga Mitrovica, Ermal Delija, ka vdekur sot.

Ermali ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, për çka mbeti disa javë në komë.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Ai humbi jetën sot, disa javë pas incidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat