“Do të ketë pasoja të mëdha!”/ Vuçiqi ‘kërcënon’ Kosovën pas votimit të rezolutës kundër referendumit serb

Lajme

“Do të ketë pasoja të mëdha!”/ Vuçiqi ‘kërcënon’ Kosovën pas votimit të rezolutës kundër referendumit serb

Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:00
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas votimit në referendumin e organizuar nga Serbia për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë, foli edhe për zhvillimet në Republikën e Kosovës, ku Kuvendi miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi brenda vendit.

Siç raporton N1, Vuçiq tha se serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të mëdha”.

Vuçiqi s’është ndarë i kënaqur as me vendet e QUINT-it dhe vendosmërinë e tyre për ta bindur Qeverinë e Kosovës që ta lejojë mbajtjen e këtij referendumi.

Ai pati qasje kritike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermaniës dhe Italisë.

“Nga to nuk mund të dëgjohen kritika apo sanksione ndaj Prishtinës për ndalimin e votimit në referendum”, tha Vuçiq.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën e kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për referendumin e Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat