Vuçiq thotë se mbi 60 për qind i thanë “po” referendumit

Lajme

Vuçiq thotë se mbi 60 për qind i thanë “po” referendumit

Më: 16 janar 2022 Në ora: 22:25
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se referendumi për ndryshime kushtetuese ka kaluar.

Sipas tij, 60.48 për qind e qytetarëve kanë votuar “po” ndryshimeve, ndërsa 39.52 për qind e qytetarëve pjesëmarrës në votime i kanë thënë “jo” ndryshimeve kushtetuese, shkruan N1.

Kujtojmë se qendrat e votimit për referendum janë mbyllur në ora 20:00, ku të drejtë vote kishin 6 milionë e 510 mijë e 323 qytetarë.

Ai ka thënë se nuk ka pasur një prag të pjesëmarrjes si kusht që referendumi të ketë sukses.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat