Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjillas, ka deklaruar se qeveria e ardhshme, e cila do ta udhëheq Serbinë nga prilli, do të bëjë gjithçka që të gjenden dhe dënohen urdhëruesit e vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq.
“Ai që organizoi ndjekjen dhe videon kundër Oliver Ivanoviqit e ka fajin më të madh për atë që ndodhi dhe për faktin se edhe sot nuk e dimë se kush qëndron pas saj”, ka thënë Gjillas para kishës së Shën Markut pas një shëtitje në përvjetorin e vitit të katërt nga vrasja e Oliver Ivanoviqit.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në Mitrovicë.
Në këtë qytet, para selisë së partisë së tij ku mbeti i vrarë, dje janë mbajtur dy tubime, ku kanë ndezur qirinj qytetarë, miq, kolegë të Oliverit, por edhe djali i tij.
Në Beograd gjithashtu u shënua përvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit, një ceremoni përkujtimore në të cilën kanë marrë pjesë familjarët, por edhe një përkujtimore në kishën e Shën Savës, ku morën pjesë Millena Popoviq dhe djali i saj, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq.