I kërkoi picë Policisë duke u tallur me ta/ “Gani Gërmia” shoqërohet në Polici

Lajme

I kërkoi picë Policisë duke u tallur me ta/ “Gani Gërmia” shoqërohet në Polici

Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:02
Visar Dërmaku

Visar Dërmaku i njohur si “Gani Gërmia”, është shoqëruar sot në Policinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i cili tha se Dërmaku pas intervistimit në Polici është liruar.

“Sot është intervistuar dhe liruar. Nuk ka pasur elemente për arrestimin e tij”, tha ajo.

“Gërmia” sa ishte në një lidhje direkte në “Tik-Tok”, e ka telefonuar Policinë e Kosovës, duke u tallur me ta.

Ai bisedën telefonike e nisi duke “porositur” picë, ndërkaq zyrtari policor që është lajmëruar në telefon ia bën me dije se ka telefonuar në Policinë e Kosovës.

Bisedë është publikuar në TikTok në dhjetor të vitit të kaluar.

Pjesë nga biseda:

Policia: Alo Policia urdhëroni

Visari: A ka mundësi një picë margaritë qetu te rruga C

Policia: Qysh i nderum

Visari: Picë margaritë te rruga C
….

Policia: A ki ndonjë problem i nderum

Visari: Jo nuk kam problem

Polici: Të informoj që ke thirrë Policinë i nderum

Visari: Aaaa, me mfal

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat