Deponohet në Kuvend nisma për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi

Lajme

Deponohet në Kuvend nisma për rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:05
Dritan Abazoviq

Koalicioni e “Zeza mbi të Bardhën”, ka dorëzuar sot në Kuvendin malazez nismën për votëbesimin e Qeverisë.

Kjo iniciativë është nënshkruar nga anëtarët e këtij koalicioni që përbëhet nga Partia Socialdemokrate (SDP), Social Demokratët (SD), Partia Boshnjake (BS), Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar dhe disa anëtarë të partisë demokratike socialiste (DPS), shkruan “Vijesti”.

Në mesin e nënshkruesve nuk janë deputetët e Malit të Zi Demokratik, të Frontit Demokratik, të Partisë Popullore Socialiste (SNP).

Në një konferencë për media me 17 janar, koalicioni “E zeza mbi tyë bardhën” ka propozuar një model të një qeverie të pakicës.

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, që është zëvendëskryeministër aktual i Malit të Zi, tha se nuk do të kishte vend për Frontin Demokratik dhe Partinë Demokratike të Socialistëve.

Në konferencën për media, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se Qeveria minoritare është mashtruese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat