Një perleshje mes dy personave ka ndodhur sot në Pejë. Elvis Mekaj humbi jetën pas plagëve të marra sot në Pejë
Nga Spital i Pejës kanë konfirmuar se njëri nga të plagosurit ka vdekur.
Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në orën 14:45, ndërsa dy personat të përfshirë në përleshje kishin mbetur të plagosur pasi ishin therur me thika.
“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.