Planet që të vritet Vuçiq, reagon Lista serbe

Lajme

Planet që të vritet Vuçiq, reagon Lista serbe

Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:25
Lista Serbe

Subjekti politik, Lista Serbe, ka lëshuar një kumtesë pas raportimeve të bëra së fundmi se një grup ka bërë plane për vrasjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Qëllimi i grupeve kriminale është i qartë, ta likuidojë më të mirin në mesin e serbëve për ta penguar luftimin e pakompromis të krimit të organizuar në vendin tonë, të cilit i prinë Vuçiq”, thuhet në qëndrimin e Listës Serbe.

“Në emër të popullit serb në Kosovë, thërrasim autoritetet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, t’i pengojnë këto plane dhe ta mbrojnë jetën e Vuçiq”.

Lajmin për planet për vrasjen e presidentit serb, e ka konfirmuar Aleksandar Vulin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat