(E plotësuar ) - Një helikopter ka ateruar sot pranë oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.
Aterrimi i këtij helikopteri është bërë në kuadër të ushtrimeve fushore që KFOR-i është duke i bërë në Kosovë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
“Aterimi i këtij helikopteri është bërë për shkak të trajtimeve në raste emergjente që është duke i bërë KFOR-i”, ka thënë ajo
Çfarë po ndodh? Një helikopter ndalon në oborrin e QKUK-së
Një helikopter ka zbritur në oborrin e QKUK-së, në Prishtinë.
Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet një helikopter i cili ateron në oborrin e këtij institucioni.
Ende nuk dihet se për çfarë rasti bëhet fjalë.
Pamjet janë publikuar në media.