Sot është regjistruar temperatura më e ulët, -12 gradë celsius.
Në një pronomcim për media Besim Aliu, Drejtori në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se po në këtë datë, 59 vite më parë është regjistrua temperatura më e ulët në qytetin e Gjilanit, -32.5 gradë celsius.
“Me të njëjtën datë më 25 janar të vitit 1963, temperatura më e ulët është regjistruar ne Gjilan -32.5 gradë celsius, dhe është rekordi i temperaturave minimale në Kosovë”, tha Veliu.
Tutje ai shtoi se gjatë këtyre ditëve temperaturat do ngriten.
“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verperëndimi e lehtë deri mesatare”, tha Drejtori në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.