Vdes tetëvjeçarja nga Rahoveci që po trajtohej në Turqi

Lajme

Vdes tetëvjeçarja nga Rahoveci që po trajtohej në Turqi

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:18
Troja Mustaf Kelmendi

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë tetëvjeçarja nga fshati Kramovik i Rahovecit.

Vdekjen e Troja Kelmendit, e bëri të ditur kryetari i fshatit, Binak Berisha, ndërsa tha se ajo ndërroi jetë në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte dërguar për shërim.

”Pas një smundjeje të rëndë në moshën 8 vjeçare në një nga spitalet e Turqisë ka ndrruar jetë vajza e Mustaf Kelmendit, Troja Mustaf Kelmendi.

Në emër të të gjithë banorëve të fshatit Kramovik, familjes Kelmendi ju shprehim ngushëllime më të sinqerta, i madhi Zot ju dhasht forcë ta përballoni këtë dhimbje.

Varrimi do të bëhët ditën e mërkurë dat 26.01.2022 ora 14:00 në varrezat e lagjes kelmendi në Kramovik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat