Arrestohet në Belgjikë shqiptari i dyshuar për vrasjen e para 10 vjetëve në Junik, polica jep detaje

Lajme

Arrestohet në Belgjikë shqiptari i dyshuar për vrasjen e para 10 vjetëve në Junik, polica jep detaje

Më: 27 janar 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një shqiptar nga Kosova në Belgjikë, i cili dyshohet për një vrasje të kryer në Junik para 10 vjetësh.

Sipas Policisë, pas vrasjes ai ishte arratisur nga Kosova.

I njëjti u është dorëzuar dje autoriteteve të Kosovës.

“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat