Edhe aktori Fatmir Spahiu, i njohur si Bufi, i ka reaguar kryetarit të Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqajt, për shuplakat ndaj pjesëtarëve të Kosovës.
Aktori, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo sjellje e Molliqajt e ka acaruar shumë atë dhe se ai gjithmonë është me Policinë e Kosovës, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij i plotë:
Tash i pashë do video që më acaruan dhe ma prishën natën.
Cka janë ato shuplaka Policisë së Kosovës, pse?
Në çdo rast dhe gjithmonë, jam me Policinë e Kosovës, sidomos me atë radhën e parë të tyre. Policinë pa sigurime shëndetësore dhe me rroga qesharake.
Hajt pse ajo shuplakë, pse?