Ky është nxënësi nga Vitia që u gjet i vdekur në serrë

Lajme

Ky është nxënësi nga Vitia që u gjet i vdekur në serrë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:07
Arif Dinarica

I mituri që u gjet i vdekur mbrëmë në një serrë në afërsi të shtëpisë së tij në Viti ka qenë nxënës i shkollës “Dëshmoret e Vitisë”, paralelja në Drobesh.

Kështu ka njoftuar drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini, teksa ka ngushëlluar familjen për vdekjen e të riut.

Postimi i saj i plotë:

Telegram Ngushëllimi!

E nderuara familje Dinarica, nxënës e mësimdhënës të ShFMU “Dëshmoret e Vitisë” paralelja në Drobesh.

Sot, me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj dhe nxënësit tonë, Arif Dinarica.

Në emër të Drejtorisë së Arsimit dhe Personelit Arsimor në Komunën e Vitisë, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

Ne të gjithë po ndajmë dhimbje me ju në këto momente të vështira dhe pikëllimi.

 Ngushëllime!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat