Bekim Haxhiu del pozitiv me Covid-19

Lajme

Bekim Haxhiu del pozitiv me Covid-19

Më: 30 janar 2022 Në ora: 20:25
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai thotë se është në izolim, mirëpo ka simptoma të lehta.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq!

Pas dy testimeve të bëra në 24 orët e fundit rezultova pozitiv me COVID-19.

Në këto dy vite të pandemisë për herë të parë kam rezultuar pozitiv.

Duke qenë i vaksinuar me dy dozat  e vaksinave, simptomat janë të lehta.

Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së në ditët në vijim do të jem në izolim, derisa të rezultoj negativ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat