Vdes gjenerali serb që nënshkroi kapitullimin e Serbisë në Kosovë

Lajme

Vdes gjenerali serb që nënshkroi kapitullimin e Serbisë në Kosovë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 14:22
Svetozar Marjanoviq

Ka vdekur në moshën 77 vjeçare, gjenerali serb i Ushtrisë Jugosllave, Svetozar Marjanoviq, që njihet si një ndër nënshkruesit e Marrëveshjes së Kumanovës.

Mediat serbe raportojnë se ai ka ndërruar jetë të shtunën, pas probleme shëndetësore që pati me zemrën.

Gjenerali Svetozar Marjanoviq nënshkroi marrëveshjen në qytetin e Kumanovës së Maqedonisë së Veriut, pak përtej kufirit me Serbinë, më 9 qershor 1999.

Sipas marrëveshjes, UJ-ja dhe policia serbe u tërhoqën nga Kosova, duke lejuar dislokimin e trupave të NATO-s. Ushtria Çlirimtare e Kosovës UÇK gjithashtu hyri hapur në zonat urbane të cilat ishin bastione të UJ-së dhe policisë serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat