Vdes prezantuesi i njohur i radios në Kosovë

Lajme

Vdes prezantuesi i njohur i radios në Kosovë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:39
Ilustrim

Ka vdekur sot prezantuesi kosovar, Leonard Maloku.

Lajmin e ka bërë të ditur Paper Radio, ku punonte Maloku, teksa varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë.

“Është gjithmonë e vështirë të kumtosh lajme të dhimbshme!  Sot kolegu ynë i dashur, Leonard Maloku, iku në amshim.Një njeri me vlera të larta njerëzore, i cili përçonte gjithmonë energji pozitive. Fryma që Leonardi solli në Paper Radio, si një dashamirës i madh i zhanrit “Blues”, është inspiruese dhe e pakrahasueshme.

Leonard, do të mbahesh mend gjatë! Së pari për mirësinë tënde, e pastaj për revolucionin që solle në radiot e Kosovës. Varrimi do të mbahet nesër, më 2 shkurt në varrezat e qytetit, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat