Presidenti i Serbisë Vuçiq do të takojë sot pasdite zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Gabriel Escobar, më pas po ashtu ndaras do të takojë të dërguarin special të BE-së Lajçak, ndërsa më pas do ketë takim trepalësh me ta, njofton “B92” transmeton “Bota Sot”.
Pas takimit me përfaqësuesin amerikan për Ballkan, Vuçiq do të takojë përfaqësuesin evropian Lajçak me të cilët sipas njoftimit nga kabineti i presidencës së Serbisë, do bisedohet për dialogun me ndërmjetësim të BE-së dhe çështjet tjera regjionale në Ballkan.
Njoftohet se presidenti i Serbisë Vuçiq fillimisht rreth orës 18.00 do të takohet dhe bisedojë me Escobarin në “Villën”, ndërsa një orë më pas do takojë edhe Lajçakun në takime të ndara.
Sipas kabinetit të presidentit, mësohet se pas orës 19.30 është planifikuar takimi trepalësh mes dy përfaqësuesve amerikan edhe evropian Escobar e Lajçak edhe presidentit të Serbisë Vuçiq.