Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot do të takohet me raportuesin për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Adis Ahmetoviq.
Sipas Tanjug, takimi mes tyre është paraparë të mbahet në orën 9.00.
Ahmetoviq mori postin nga Partia Social Demokrate dhe mori funksionin e raportuesit të Bundestagut për Ballkanin Perëndimor nga një politikan tjetër socialdemokrat me origjinë kroate, Josip Juratoviq.
Dy deputetët, siç u tha, bashkëpunojnë ngushtë për temat që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor.