Media serbe thotë se Escobar e Lajçak po përpiqen ta bindin Vuçiqin për një takim me Kurtin para zgjedhjeve në Serbi

Lajme

Media serbe thotë se Escobar e Lajçak po përpiqen ta bindin Vuçiqin për një takim me Kurtin para zgjedhjeve në Serbi

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:24
Lajçak dhe Escobar

Në takimin që u zhvillua mbrëmë në Beograd, mes përfaqësuesit special të BE-së Mirsolav Lajçak dhe të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, thuhet se u diskutua një takim potencial me kryeministrin kosovar Albin Kurtin.

Sipas mediumit serb, Danas, Escobar dhe Lajçak do përpiqen të bindin presidentin serb Aleksandar Vuçiq që të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, para zgjedhjeve në Serbi.

Pra, në shkurt apo në fillim të muajit mars.

Ky raportim vie sipas mediumit serb, ndërsa thirret në një burim nga qarqet diplomatike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat