Zeçeviç: Devijimi i mëtutjeshëm nga marrëveshja e Brukselit është shumë problematike

Lajme

Zeçeviç: Devijimi i mëtutjeshëm nga marrëveshja e Brukselit është shumë problematike

Nga: F.B Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 11:57
Slobodan Zeçeviç

Slobodan Zeçeviç nga Instituti për studime evropiane, për “RTS” ka deklaruar sot se vizita e të dërguarve, atij amerikan edhe evropian Escobar edhe Lajçak, në Prishtinë edhe Beograd, ka treguar dallimet e mëdha mes palëve, ndërsa devijimi i mëtutjeshëm nga marrëveshja e Brukselit është shumë problematike, transmeton “Bota Sot”.

Siç shtoi ai, shtrohet pyetja nëse përfaqësuesit e Uashingtonit dhe ata të Brukselit ia kanë dalw të përafrojnë qëndrimet që kanë Prishtina dhe Beogradi.

Profesori Zeçeviç theksoi se ka mundësi të vazhdimit të procesit të dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit, ndonëse nga vizita e të dërguarve përkatësisht nga optimizmi i shprehur nga Lajçak, kjo vizitë vetëm sa ka dëshmuar dallimet e mëdha nw mes palëve rreth kësaj çështje.

"Escobar dhe Lajçak kanë folur rreth modifikimit dhe ndryshimeve të marrëveshjes së Brukselit, gjë që është shumë problematike nëse dihet se ajo marrëveshje (2013) edhe ashtu është arritur me shumë vështirësi, sado që Serbia pat bëtë lëshime”, tha ai.

Zeçeviç ka shtuar se “Kam përshtypjen se ky është minimumi i minimumit në të cilin ne kemi pranuar edhe jemi pajtuar dhe devijimi i mëtutjeshëm do të jetë shumë problematik”.

“Prishtina ka thënë se nuk do të pranojë asnjë propozim që është jashtë Kushtetutës së saj – ata vetë kanë shpallur marrëveshjen për asociacionin e komunave si jo kushtetuese”, u shpreh Zeçeviç.

Ndërsa duke folur rreth qëllimit të vizitës së Escobar e Lajçak për mundësinë dhe kthimin në tavolinën e bisedimeve, Zeçeviç tregon se Serbia është e gatshme të kthehet në tavolinën e bisedimeve, ajo dëshiron të jetë konstruktive në dialog dhe ajo që është me rëndësi si u tha në Beograd të përmbush çdo gjë për të cilën janë pajtuar dhe ka marrëveshjen e nënshkruar para 9 viteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat