Rada Trajkoviq tregon si iku Milan Radojçiqi nga Policia

Lajme

Rada Trajkoviq tregon si iku Milan Radojçiqi nga Policia

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 23:41
Rada Trajkoviq

Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, është skeptike në lidhje me pretendimet e mediave se Radoiçiq është arratisur.

Siç ka deklaruar në një prononcim për Danas, nënkryetari i LS-së është liruar nga policët.

“Teknikisht nuk ka mundur ta kthejë makinën dhe të kthehet në Serbi. Në vendkalimin administrativ ka pengesa fizike në mes dy korsive dhe për të kaluar në drejtimin që shpie në Serbi është dashur të kalojë në vendin ku ndodhen policët e Kosovës. Ai iku nga Bërnjaku ashtu siç dyshohet se iku nga Mitrovica e Veriut kur u organizua një aksion arrestimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Dallimi i vetëm është se atëherë kryeministër ishte Ramush Haradinaj, ndërsa sot Albin Kurti”, thekson Trajkoviq.

Sipas saj, Milan Radoiçiq gëzon një status të privilegjuar në Kosovë, i cili nuk ndryshon aq shumë me ndryshimin e partisë në pushtet.

“Haradinaj ka folur publikisht për miqësinë me Radoiçiqin. Kurti ka një retorikë tjetër, por sistemi që ka krijuar dhe që ai e kontrollon ka komunikim shumë të mirë me Listën Serbe, Goran Rakiqin dhe vetë Radoiçiqin”, thotë Trajkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat