Kërkohet ndihmë për Art Muqaj, pritet të hyj në operacion urgjentisht!

Lajme

Kërkohet ndihmë për Art Muqaj, pritet të hyj në operacion urgjentisht!

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 09:50
Art Muçaj dhe nëna e tij

Art Muçaj ka nevojë për ndihmën e qytetarëve të vendit, pasi do t’i nënshtrohet një operimi të rëndë.

Kosto e këtij intervenimi është 15,000 euro fillestare, shumë kjo e papërballueshme për famljen e tij.

Familjarët e Artit kanë njoftur se kanë filluar një aksion për mbledhjen e mjeteve të nevojoshme.

Postimi i plotë:

Thirrje për ndihmë per Art Muçaj!

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Art Muçaj 7vjeçar (djalit të motrës sonë Teuta Temaj), ju është dashur me urgjencë të udhetojë në Turqi me ç’rast pritet t’i nënshtrohet një operacioni në tru. Kosto e këtij intervenimi është 15,000 euro fillestare, shumë kjo e papërballueshme për famljen e tij.

Si shoqëri, kemi dëshmuar që kur është nevoja të mblidhemi të gjithë, kemi qenë te gatshëm, prandaj ju bëjmë ftesë të bashkëngjiteni në ndihmë të Artit!

Çdo ndihmë e jona, është shpresë për Artin!

Ju mund të dërgoni ndihmën tuaj në detajet si më poshtë:

TEUTA TEMAJ MUQAJ
Banka: TEB
Nr i llogarisë: 2012000041349247
Iban:XK05 2012000041349247
SWIFT: TEBKXKPR

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat