Suspendimi i policit Hoxha, ish-shefi i antidrogës: Qëllim e kanë ndëshkimin e drejtpërdrejt

Lajme

Suspendimi i policit Hoxha, ish-shefi i antidrogës: Qëllim e kanë ndëshkimin e drejtpërdrejt

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 13:06
Amir Hoxha

Naim Rudari, ish-shef i antidrogës në Policinë e Kosovës, ka reaguar pas suspendimit të policit Amir Hoxha, pasi reagoi publikisht për çështjen e shujtave për uniformat e kaltërta.

Rudari, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka konsideruar se suspendimet e këtilla kanë qëllim ndëshikimin e drejtpërdrejt.

“Suspendimet e tilla të vetmin qëllim e kanë NDËSHKIMIN e drejtëpërdrejtë, ndërsa aktet e brendshme mund të shkruhet për qefe e teke “të të fortëve””, ka shkruar ai.

Ish-shefi i antidrogës ka konsideruar se diçka e tillë e zbeh integritetin e Policisë dhe ka thënë se suspendimi do duhej bërë vetëm kur ka hetime ndaj policit ose prezenca e tij në punë do të pengonte hetimin.

Postimi i plotë:

SUSPENDIMI i zyrtarëve policor do të duhej bërë vetëm kur pengohet hetimi dhe në kohën sa më të shkurtër!

Përndjekja e policëve me suspendime pa asnjë arsye zbeh në masë të madhe integritetin e Policisë së Kosovës dhe zvogëlon efikasitetin dhe efektivitetin e secilit zyrtar policor në punën e përditshme.

P.sh Suspendimi ka efektin dhe arsyen vetëm kur duhet bërë hetime ndaj zyrtarit policor dhe prezenca e tij në punë do të pengonte hetimin.

Si do të pengohej hetimi për një shkrim nga një

zyrtar policor në profilin e tij në facebook për një të drejtë që i takon e duke e krahasuar me realizimin e të drejtave të tjerëve të paarsyeshme dhe të pa nevojshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat