Zafir Berisha, ish-eprori i UÇK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka ndërruar jetë Ryshen Fazli Shala.
Ryshen Shala ishte babai i katër luftëtarëve të UÇK-së, të cilët dhanë jetën në luftën e fundit në Kosovë.
Djalin Besimin, vllaun Avdiun, nipat Agimin dhe Nuridinin, si dhe ju martirizoua bashkëshortja me nusen e nipit.
Berisha tha se Shala ishte krenar që gjaku i familjarëve të tij ishte në themelet e shtetit të Kosovës.
“Asnjëher nuk u ligështu, përkundrazi ishte krenar që gjaku i familjarve të tij ishte granit në themelet e shtetit të Kosovës”, shkroi ai në Facebook.