“Koha për të mbajtur barrën e përgjegjësisë që sjell politika”, mesazhi i Bashës pas takimit me Krasniqin

Lajme

“Koha për të mbajtur barrën e përgjegjësisë që sjell politika”, mesazhi i Bashës pas takimit me Krasniqin

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 11:29
“Koha për të mbajtur barrën e përgjegjësisë që sjell politika”, mesazhi i Bashës pas takimit me Krasniqin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e PDK, Memli Krasniqi.

Pas takimit, foli për mediat dhe tha se tashmë është koha për të mbajtur barrën e përgjegjësisë që sjell politika.

“Shqipëria ka një detyrë të përhershme të shtyjë përpara çdo aspekt që ka të bëjë me Kosovën, njohjes se saj. PD jo vetëm që nuk do të rreshtë së shtyrë, por edhe nuk do të kurseja asgjë që Shqipëria të japë gjithçka që mundet që Kosova dhe qytetarët të kenë benefitet maksimale.

Dua t’ju uroj punë të mbarë Memlit Krasniqit. Besoj se është edhe një shenjë e mirë për gjithë rininë shqiptare se është koha për të mbajtur barrën e përgjegjësi që sjellë politika. Politika nuk është e mirë ose e keqe, por ata e bëjnë të mirë ose të keqe njerëzit.

Si kryetari i ri në detyre shpreh besimin se me energjitë e tij do të kontribuojë për një frymëzim të ri për të marrë në dorë fatet e vendit tonë”, u shpreh Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat