Ka ndërruar jetë në moshë të re fizioterapeuti Drinor Gashi.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, përmes një njoftimi ku kanë shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve, transmeton Shneta.
Njoftimi i plotë:
Sot kemi pranuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kolegut tonë z. Drinor Gashi, ku në emër të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të së ndjerit dhe të gjithë kolegëve me rastin e vdekjes të anëtarit tonë
Vdekja e parakohshme e fizioterapeutit z.Drinor Gashi ka prekur gjithë̈ komunitetin, familjen dhe miqtë.
Ne si OFTK Drinorin do të kujtojmë si një punëtor të zellshme dhe me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale.
Sinqerisht,
Feim Gashi
Kryetar i OFTK-së