Vuçiq tregon a e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës

Lajme

Vuçiq tregon a e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 22:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për Pavarësinë e Kosovës.

Madje, Vuçiq tha se Serbia as ndërmend s’e ka të njohë Kosovën.

Gjatë një interviste që po jep sonte në TV Prva, lideri serb tha se duhet bashkëpunim dhe bashkëjetesë me shqiptarët e Kosovës.

Ai deklaroi gjithashtu se nisma rajonale “Ballkani i Hapur” është ide e mirë për të ecur përpara si rajon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat