Ilir Meta: Nuk më duan president ata që synonin ndryshimin e kufijve të Kosovës

Lajme

Ilir Meta: Nuk më duan president ata që synonin ndryshimin e kufijve të Kosovës

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 22:07
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se atë nuk e duan në këtë pozitë ata të cilët ishin për lëvizjen e kufijve të Kosovës.

“Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro “Ballkanit të Hapur””, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“Nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë”.

Ka qenë komisioni parlamentar për ligje që ka iniciuar shkarkimin e Metës nga pozita e presidentit dhe tani afat edhe disa javë që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat