Së shpejti do i hiqet shenja e sekretit dhe do të publikohet dokumenti që në mënyrë detale shqyrtin pozitën ekonomike, politike e shoqërore të shqiptarëve sikurse edhe strukturave politike e ushtarake në Ballkan, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.
Në njoftim thuhet se së shpejti do të publikohet raporti sekret i shërbimit amerikan CIA për shqiptarët.
Dokumenti të cilit i është hequr shenja e mbajtjes sekret sipas njoftimit do të jap detaje rreth pozitës së shqiptarëve në të gjitha aspektet në periudhën gjatë dhe pas luftës së dytë botërore, dokument ky i përpiluar në vitin 1953.
Në këtë dokument që pritet të jetë publik dhe i qasshëm për të gjithë, ka informacione për mënyrën si amerikanët kanë parë figurat qendrore të shqiptarëve të asaj periudhe, duke nisur nga Enver Hoxha, Fadil Hoxha, Xhafer Deva, Bedri Pejani edhe shumë figura tjera shqiptare.
Dokumenti pritet të publikohet nga Associated Press (AP) përfshinë mendimet dhe qëndrimet amerikane rreth shqiptarëve në përgjithësi dhe figurave të kohës në veçanti.