Tensionet rreth Ukrainës kanë arritur kulmin. Pas ofensivës diplomatike të javës së kaluar, paralajmërimet për konflikt të armatosur po bëhen gjithnjë e më të forta.
Edhe pse të gjithë po flasin për datën e fillimit të konfliktit, analisti serb Dragan Biseniq ka thënë për televizionin serb RTS se “ekziston vetëm një skenar për luftë, dhe ky është sulmi i Ukrainës në Lugansk dhe Donjesk dhe në atë rast Serbisë do t’i bëhet presion që të deklarohet, gjë që nuk do të ishte aspak situatë e lakmueshme për Serbinë”.
“Serbia ka marrëdhënie të mira me Ukrainën dhe Rusinë dhe ashtu duhet të mbetet. Një konflikt i mundshëm midis dy vendeve do të hapte çështje të reja, duke përfshirë llogaritjet e NATO-s dhe BE-së për çështjen e Kosovës dhe presionin mbi katër anëtarët e mbetur që ta njohin pavarësinë e Kosovës, të gjitha këto janë çështje me të cilat duhet të përballemi dhe të jemi gati për to”, ka thënë analisti Dragan Biseni.
“Rekomandimet që qeveritë u dërgojnë qytetarëve të tyre që të largohen nga Ukraina, përfshirë rekomandimin e Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, ndjekin një mekanizëm të mirë-krijuar”.
Sipas fjalëve të tij, nëse Ukraina heq dorë nga anëtarësimi në NATO në 20-25 vitet e ardhshme, kjo do të krijojë kushte që të zbuten tensionet.