Pamje/ Një supermarket në Ferizaj përfshihet nga zjarri i madh – detajet e fundit nga vendi i ngjarjes

Lajme

Pamje/ Një supermarket në Ferizaj përfshihet nga zjarri i madh – detajet e fundit nga vendi i ngjarjes

Nga: A.M. Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 00:48
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 08:25) - “Zjarrfikësit qëndruan aty deri pas orës 4”, detaje të reja nga zjarri në Ferizaj

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së martës në Ferizaj. Si pasojë e zjarrit, objekti i supermarketit “Viva Fresh Store” është djegur pothuajse i tëri. nga ky rast nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkaq dëmet materiale janë të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka kapluar marketin në Ferizaj. Megjithatë, dëmet që shkaktoi zjarri, janë shumë të mëdha. Gjithçka që ka pasur brenda objektit të marketit, është bërë shkrumb e hi.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se ekipet e policisë zjarrfikësve kanë qëndruar në vendin e ngjarjes deri pas orës 4 të mëngjesit.

Veseli ka konfirmuar se nga shpërthimi i zjarrit në Ferizaj nuk ka persona të lënduar.

“Zjarri e ka kapluar pothuajse të gjithë objektin. Ekipet e zjarrfikësve kanë qëndruar aty deri pas orës 4, pasi është hapësirë goxha e madhe. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Veseli.

Veseli tha se rasti është hapur si “Incident zjarri”, ndërkaq sot do të vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun që ka çuar deri në shpërthimin e zjarrit.

“Rasti është cilësuar si “Incident zjarri”. Hetimet janë duke vazhduar, sot do të dalin ekipet tjera për të kryer hetimet rreth shkaqeve të zjarrit”, ka deklaruar Veseli.

***

Komandanti i Zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi, ka thënë në një intervistë për Klan Kosova se ka pasur zjarrfikës që kanë ardhur nga shtëpitë e tyre për të iu ndihmuar kolegëve të tyre në shuarjen e zjarrit që e ka kapluar objektin e një qendre tregtare në këtë qytet.

Krasniqi tha se përpos atyre nga Ferizaj janë mobilizuar edhe kolegë nga qytetet e tjera.

Ai theksoi se deri më tani nuk ka informacione për ndonjë person të lënduar.

“Sonte ka qenë gjendja e jashtëzakonshme. Ka pasur zjarrfikës që kanë ardhur nga shtëpia për të na ndihmuar. Përpos zjarrfikësave nga Ferizaj janë mobilizuar edhe zjarrfikësat nga regjioni Shtimja, Kaçaniku, Gjilani dhe Vitia. Deri më tani sa kemi informacion nuk ka persona të lënduar të cilët kanë mundur të ngecin brenda”.

Në perimetër prej 20 metrash ka qenë edhe pompa e derivateve, pra ke qenë gjendja e jashtëzakonshme. Si po e shihni ne e kemi nën kontroll zjarrin”.

***

Në Ferizaj, një supermarket i “Viva Fresh Store” është përfshirë nga zjarri.

Në pamjet e siguruara nga gazeta “Bota sot” shihet se flakët kanë përshirë një pjesë të madhe të marketit.

Shkaqet e këtij shpërthimi të zjarrit nuk dihet ende.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Po ashtu, nuk ka informacione nëse ndonjë person ka qenë brenda objektit në momentin kur ka shpërthyer zjarri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat