“SHBA 100% mbështetëse e Open Balkan”, Rama flet për marrëdhënien Kosovë-Serbi

Lajme

“SHBA 100% mbështetëse e Open Balkan”, Rama flet për marrëdhënien Kosovë-Serbi

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 11:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se ka diskutuar me sekretarin amerikan edhe për thellimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa shton se administrata amerikane ka mbështetur 100% nismën ‘Open Balkan’.

“Nuk duhet të nxitohem, as të flas përpara kohe, për gjëra që janë në proces, ne po i përgatisim dhe me shumë kujdes do shohim si mund ti vendosim në tryezë. Dihet qëndrimi ynë, jemi shumë mbështetës të dialogut. Këtë e kemi diskutuar me sekretarin, nevojën për thellimin me dialogon mes Serbisë dhe Kosovës, dhe të arrihet në një përfundim të shumëpritur të këtij konflikti të pambarimtë. Jam shumë i kënaqur që administrata e ka mbështetur Ballkanin e Hapur, Është 100% në mbështetjeje të Ballkanit të Hapur, jam i bindur që në muajt në vijim do të kemi gjëra të reja për Ballkanin e Hapur”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë u shpreh se me SHBA ka dy ‘korsi’ bashkëpunimi; njëra për investimet në fushën e mbrojtjes dhe tjetra për bashkëpunimin ekonomik mes dy vende.

“Me SHBA kemi dy korsi bashkëpunimi. Një dakordësi është në fushën e mbrojtjes, atë ushtarake, ka pasur gjëra të reja në vazhdimësi. Defender 21 ka qenë një histori suksesi që do të përsëritet, investimet do vazhdojnë. Korsia tjetër është ajo e bashkëpunimit ekonomik, kemi një nxitje nga Washingotni të kompanive Evropiane për tu futur në Shqipëri. Kemi folur me sekretarin për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik, ka një interes të shtuar nga amerikanët për të rritur prezencën ekonomike në Shqipëri. Boshti i bashkëpunimit është ai që ka qenë! “, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat