Po shohim policë pothuajse në çdo rrugë, e me prezencën e shtuar të tyre në trafik është rritur edhe numri i gjobave.
Nëse llogarisim gjobën më të ulët në trafik, atë prej 30 eurosh, i bie se muajin e kaluar në buxhetin e shtetit janë derdhur 1 milion e 407 mijë euro. Nuk dihet nëse të gjithë qytetarët i kanë paguar gjobat, por gjithsesi ato do të paguhen dikur.
Policia e Kosovës ka thyer rekord sa i përket shqiptimit të gjobave në trafik në muajin janar të këtij viti.
Në statistikat e policisë bëhet e ditur se në janar janë shqiptuar 46 mijë e 904 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik. Apo rreth 20 mijë gjoba më shumë sesa në janar të vitit 2021. Në total në janar të vitit 2021 ishin shqiptuar 27 mijë e 115 gjoba të trafikut.