Sot 14 vjetori i Pavarësisë, Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët e Kosovës

Lajme

Sot 14 vjetori i Pavarësisë, Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët e Kosovës

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 10:06
Edi Rama

Në 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se Shqipëria ka nisur me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Shqipëri.

POSTIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT RAMA

Në 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dua të ndaj me ju lajmin e mirë se tashmë Shqipëria ka nisur me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë.

Pata kënaqësi që dy kartat e para t’ia dorëzoja Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë.

Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune.

Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente.

Zbatimi i marrëveshjes që nënshkruam më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dëshmon vullnetin tonë për të krijuar të gjitha kushtet e duhura që shqiptarët në të dy anët e kufirit të lëvizin dhe jetojnë pa pengesa.

Urime Pavarësia e Kosovës dhe t’i gëzojë dokumentet biometrike Arita me Kushtrimin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat