Sot, jo vetëm në Kosovë, por kudo shqiptarët po festojnë 17 Shkurtin 2008, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Sot anembanë Kosovës është duke u festuar 14 vjetori i Pavarësisë. Ndërsa rrjetet sociale kanë vërshuar fotografi e urime të shumta në këtë datë të veçantë për popullin tonë.
Edhe, personalitetet e më të njohura shqiptare e kanë ndarë me të gjithë bashkëkombasit tanë në rrjetet sociale - urimet e tyre për këtë ditë.
14 Vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, këtë festë të veçantë për mbarë kombin tonë, me një kartolinë e ka uruar si për çdo vjet –edhe filantropi e biznesmeni i njohur shqiptar, z. Lazim Destani,
"Gëzuar Dita e Pavarësisë - Kosovë!" .
Në këtë festë të Pavarësisë së Kosovës, ua përcjell urimet më të mira Kosovës të gjithë bashkëkombësve tanë kudo që janë. Uroj dhe dëshiroj që përvjetorët e ardhshëm ta gjejnë Kosovën gjithnjë e më të zhvilluar dhe më të begatshme. Uroj që çdo familje kosovare të ketë mirëqenie gjithnjë në rritje si dhe më shumë zhvillim ekonomik e vende të reja pune për rininë tonë të mrekullueshme.Dita e Pavarësisë, është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane.
"Gëzuar të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë, thotë mesazhi i personaliteti tetovar - filantropi e biznesmeni i njohur shqiptar, z. Lazim Destani.