Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë pavarësisht tërheqjes së disa trupave nga kufiri.
Ukraina nuk ndihet e qetë dhe plotësisht e bindur për këtë tërheqje dhe vazhdon të jetë vigjilente.
Megjithatë një deklaratë e ministrit rus Sergey Lavrov i ka habitur të gjithë.
Ai tha se po merren mercenarë nga Kosova e Shqipëria për t'u dërguar në Ukrainë.
“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë, tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, ndër të tjera, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm.