Kryetari i Komunës së Deçanit ka njoftuar se ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së dhe njëherësh Eprori i Policisë së Kosovës, Avdullah Mulaj.
Ai nëpërmjet një postimi në Faceboo ka njoftuar se i ndjeri do të varroset nesër në Isniq të Deçanit, teksa i ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë për humbjen e tyre.
“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e veteranit të UÇK-së njëherit Epror i Policisë së Kosovës Avdullah Mulaj.
Varrimi i të ndjerit bëhët nesër me datë 19.02.2022 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Isniq. Ngushlime familjes Mulaj, miqëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, shkruan ai në Facebook.