Një polic i Kosovës ka vdekur mbrëmë pas plagës që mori nga arma.
Mësohet se polici që mori plagë u dërgua në Emergjencë në QKUK, por nuk arriti të shpëtojë.
Gazeta mëson se rasti ka ndodhur aksidentalisht, ndërkaq i vdekur ka mbetur Lirim Haxholli.
Ai dyshohet se u qëllua padashje nga kolegu i tij.
Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinës.
