Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti sot në takim skitarët Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri të cilët prezantuan Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, Pekin 2022.
Ata tashmë përfunduan garat dhe u kthyen në vend duke sjell nga atje një përvojë të shkëlqyer dhe rezultate mjaft të suksesshme.
Në takim ishin gjithashtu Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, dhe trajneri i skitarisë, Agim Pupovci.
“Bashkë diskutuan për garat dhe paraqitjen e shtetit tonë në këtë ngjarje sportive, gjë që na bënë krenarë të gjithëve”, thuhet në një komunikatë të MKRS-së
Ministri Çeku përgëzoi skitarët për prezantimin dhe suksesin e arritur në gara, gjithashtu folën për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e programeve të reja dhe investimet tjera në sport, ku bënë pjesë edhe skijimi.