Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se e ka befasuar deklarata e kancelarit gjerman Olaf Scholz, në konferencën e përbashkët për media me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, kur tha se NATO e bombardoi e Serbinë gjatë vitit 1999 për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë.
Presidenti serb ka komentuar deklaratën e kancelarit gjerman, pas takimit me presidentin rus, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me konfliktin e mundshëm në Ukrainë, pas grumbullimit të trupave ruse në kufirin me këtë shtet.
“Nuk do të doja ta përkeqësoja pozitën e Serbisë. Unë e konsideroj Olaf Scholz një politikan serioz, por jam i befasuar me deklaratën e tij se ‘NATO ndërhyri në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin në Kosovë’.
Ndryshe nga ai, Angela Merkel e cilësoi ‘katastrofë humanitare.
“Unë kurrë nuk u pajtova as me kancelaren Merkel”, tha Vuçic për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug.
Presidenti serb vazhdon të këmbëngul se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, as katastrofë humanitare.